Ylber Ramadani pas humbjes: Vazhdojmë të luftojmë për vendin e parë

SHFLETO

Ylber Ramadani

 

Romario Ismailaj
10.09.2024 23:22
Loading Icons...

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani foli pas ndeshjes që kuqezinjtë humbën minimalisht 0-1 në Tiranë përballë Gjeorgjisë.

Ramadani tha pas ndeshjes se kuqezinjtë do të duhej të kishin tentuar më shumë gjuatje ndaj portës së Gjeorgjisë.

“Ne kur e filluam ndjeshjen ata luanin 5-3-2 dhe kur mendonim ta çonim topin te Arbri dhe Jasiri, por ata ishin mbrojtës. Aty çaluam pak por ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe më vjen keq sepse tifozët ishin shumë sot”, tha Ramadani.

“Por ne do vazhdojmë të luftojmë për vendin e parë. Unë mendoj se na kanë munguar sot të tentojmë portën të gjuajmë. Më duket se s’kemi bërë asnjë goditje drejt portës. Duhet të ishim më të qetë dhe ta luanim topm më mirë për të arritur te porta”, theksoi Ylberi.