Mario Mitaj: Ndeshje e mirë, ata shfrytëzuan më mirë rastet

SHFLETO

Mario Mitaj (m)

 

Romario Ismailaj
10.09.2024 23:28
Loading Icons...

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj foli pas ndeshjes që kuqezinjtë humbën minimalisht 0-1 në Tiranë përballë Gjeorgjisë.

Për mbrojtësin e majtë, kuqezinjtë bënë një ndeshje të mirë dhe humbja nuk vjen si pasojë e lodhjes së lojtarëve.

“Besoj se në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë, kishim 2-3 raste, por ata shfrytëzuan raste në mënyrë më të mirë. Lodhja nuk është justifikim se edhe ata vijnë nga një ndeshje para dy ditësh. Nuk besoj se ishte lodhja fakti që humbëm”, tha Mitaj.

“Ishte më e thjeshtë për ne se hapësirat në krahë i kishim më të lira, mund të kishim qarkulluar topin më shumë por kishin dy raste, i shfrytëzuan më mirë dhe humbëm”, vijoi ai.

Mitaj foli gjithashtu edhe për transferimin e tij më të fundit te skuadra e Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

“Kam folur me drejtuesit dhe trajnerët e ekipit, kam parë cili është ekipi dhe lojtarët. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta, e rëndësishme është të luaj me lojtarë cilësorë dhe më shumë se në Rusi”, tha Mitaj pas ndeshjes për “Supersport”.