Paris 2024

Sportistët olimpikë serbë të udhëhequr nga Djokovic këndojnë kundër Kosovës


Sportistët serbë të cilët fituan medalje gjatë Lojërave Olimpike të Parisit janë kthyer në vendlindje për të festuar arritjet e tyre. Me në krye tenistin, Novak Djokovic, ata kanë festuar dhe kënduar kundër Kosovës në një prej klubeve të natës në Beograd.

Kanë qenë vetë mediat e ndryshme serbe që i kanë bërë jehonë festimeve të sportistëve të tyre, të cilët shihen duke perforformuar me këngën “Veseli se srpski rode” (Populli serb është i lumtur).

Djokovic, i cili gjendej në klub së bashku me sportistët e tjerë është “ndezur” sapo ka filluar kënga e sipërpërmendur, duke treguar menjëherë simbolin serb të tre gishtave.

Kujtojmë se Djokovic është një prej sportistëve më elitar në botë, por kur vjen puna te politika, ai shpesh lë mënjanë sportin për të mbështetur propagandën serbe kundër shtetit të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore