Paris 2024

Khelif në lot pasi arriti gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike: Unë luftoj për dinjitetin e grave


Në fund, ajo nuk mundi t’i frenonte emocionet e saj.

Pas ditësh polemikash për shkak të nivelit të testosteronit më të lartë se mesatarja për një grua dhe pasi mundi gjithashtu hungarezen, Anna Luca Hamori, boksierja algjeriane Imane Khelif përshëndeti audiencën dhe u përlot.

“Kjo është një çështje dinjiteti dhe nderi për çdo grua”, fjalët e saj të shqiptuara ndërsa po qante.

“Për një kohë të gjatë kam bërë boks në garat e federatave ndërkombëtare, ata ishin të padrejtë me mua. Por unë e kam Allahun”.

Tifozët kanë brohoritur në mbështetje të Khelifit gjatë ndeshjeve të mëparshme.

Ajo hyri në ring me duartrokitje nga turma.

Stadiumi kishte një prani të konsiderueshme algjeriane, shumë në këmbë, duke valëvitur flamuj ose shalle në mbështetje të Khelif.

Franca ka një komunitet të madh algjerian për shkak të lidhjeve të saj të ngushta historike – Algjeria arriti pavarësinë nga Franca si ish-koloni në 1962.

Fansat e pranishëm ishin qartësisht të vetëdijshëm për mbulimin e shfrenuar mediatik dhe gjuhën e urrejtjes rreth Khelif.

E mbështetur nga bashkatdhetarët e saj dhe IOC, Khelif do të përballet me Janjaem Suwannapheng të Tajlandës të martën në orën 22:30.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të pandërprera”, tha ministri algjerian i Sportit, Abderrahmane Hammad.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore