Gazeta malazeze “Vijesti”, të shtunën, ka raportuar se ndaj ish-presidenti të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ishte planifikuar një atentat.
Një burim i afërt me Gjukanoviç-in i ka thënë gazetës malazeze se për planifikimin e një atentati ndaj tij janë informuar nga një ish-zyrtar i lartë ushtarak i Kosovës.
Sipas këtij burimi të Vijestit, zyrtari i lartë ushtarak, i ka njoftuar ata se një grup i organizuar kriminal nga një shtet fqinj po planifikon të kryej një vrasje, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinjë.
Ndërkohë kabineti i Gjukanoviç-it të shtunën e ka konfirmuar se kanë pranuar një informacion të tillë.
“Ish-presidenti ka pranuar informatën e sipërpërmendur nga zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës, dhe me atë informacion ai i ka informuar autoritetet shtetërore”, i kanë thënë “Vijestit” nga kabineti.
Nga ky kabinet nuk kanë treguar se nga kush dhe kur e ka pranuar Gjukanoviçi këtë informacion.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel