Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me kolonelin njëherësh edhe komandant i karabinierit MSU në Kosovë, Massimo Rosati, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë.
Gjatë këtij takimi është thënë se palët janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit.
“Ministri Sveçla dhe Kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç ‘rast Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë”.
“Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MPB-ja.
Më 5 korrik, trupat italianë të caktuar në kuadër të misionit të NATO-së, KFOR, kanë përfunduar shërbimin e tyre në Kosovë të premten.
“Karabinierët italianë të caktuar në njësinë e specializuar shumëkombëshe të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja shënuan përfundimin e shërbimeve të tyre me një ceremoni në Prishtinë”, thuhej në komunikatë.
Karabinierët janë një forcë policore ushtarake italiane e njohur për profesionalizem në fushën e mbrojtjes.
Në kontekstin e mbrojtjes dhe stabilizimit të Kosovës, trupat e karabinierëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm si pjesë e forcave ndërkombëtare të KFOR-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel