Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke komentuar marrëveshjen për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë, ka thënë se ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën në Itali.
“Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes”, shkroi Gërvlla në Facebook.
Kryediplomatja kosovare njoftoi se kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe “është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës”.
“Me energji dhe përkushtim jemi të vendosur të vazhdojmë punën tonë për t’u siguruar që çdo qytetar i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të ndihet i mbështetur dhe i fuqizuar nga shteti ynë”.
Ajo ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali për këtë lajm të mirë, duke shtuar se ambasada dhe konsullatat në Itali do të jenë në dispozicion për të udhëzuar rreth procedurave të nevojshme.
Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel