Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, ka vlerësuar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në koma, kjo për shkak të disa shteteve perëndimore që po e mbështesin Kosovën.
Sipas pretendimeve të Gjuriç, shumë shtete perëndimore s’po e përdorin ndikimin e tyre për të parandaluar, siç e ka quajtur, ai “tërbimin” etno-nacionalist të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Ata s’po e përdorin autoritetin e tyre ose nuk janë të interesuar, dhe në disa raste diçka shumë më keq po ndodh, krijimi i një shoqërie multietnike dhe demokratike në Kosovë po zëvendësohet me disa qëllime të tjera gjeopolitike”, ka pretenduar Gjuriç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.
Kryediplomati serb, ndër të tjera, ka nënvizuar faktin se për Serbinë “prioritet kyç është mbështetja e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.
“Serbët duhet të jenë të durueshëm, të mençur. Serbia do t’i mbështesë ata me para”, ka shtuar ai.
Duke komentuar zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian, Gjuriç ka paralajmëruar se Serbia do të zhvillojë një fushatë intensive diplomatike në kryeqytetet evropiane për “të tërhequr sa më shumë njerëz në anën e saj, gjërat në Evropë po ndryshojnë ngadalë në kuptimin politik”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel