Paris Saint German dhe Chelsea janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të sezonit 2020/21 të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Paris Saint Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar kampionin në fuqi, Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 3:3 pas dy takimeve të zhvilluara.
PSG ka humbur ndeshjen e kthimit në shtëpi, me rezultatin 0:1, megjithatë arriti të kualifikohet tutje, falë fitores 2:3 dhe golave si mysafir në ndeshjen e parë në stadiumin “Allianz Arena”.
Parizienët e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe me një ritëm të lartë të lojës, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Pas shumë rasteve të shpërdoruara nga vendasit, skuadra e Hansi Flick shënoi golin e vetëm të takimit me sulmuesin Choupo-Motting, i cili ishte edhe ish-i i kësaj sfide, pasi një vit më parë vishte fanellën e PSG-së.
Njejtë sikurse Parisi, edhe Chelsea e humbi ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Portos me rezultat 0:1, megjithatë londinezët arritën të kualifikohen tutje falë fitores një javë me herët me rezultat 0:2, në fushën e portugezëve.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, teksa goli i fitorës u shënua në sekondat e fundit të lojës përmes sulmuesit të Portos i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të, Mehdi Taremi.
Kështu PSG dhe Chelsea janë gjysmëfinalistët e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, ndërsa dy ekipet tjera gjysmëfinaliste do të mësohen të mërkurën me dy përballjet Manchester City- Dortmund dhe Liverpool – Real Madrid.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi