Roma është e interesuar për mesfushorin e Inter-it, Davide Frattesi, por zikaltërit nuk do ta shesin yllin italian për më pak se 45 milionë euro këtë verë.
Roma jo vetëm që ka synuar yllin e Juventus-it, Federico Chiesa, por është gjithashtu e interesuar për një tjetër ndërkombëtar italian, mesfushorin e Inter-it, Frattesi-n.
24-vjeçari është produkt i Akademisë së Romës dhe Daniele de Rossi do të donte ta kthente atë në “Stadio Olimpico”. Megjithatë, sipas gazetës “Tuttosport”, zikaltërit kanë informuar verdhekuqtë se mund të konsiderojnë shitjen e Frattesi-t vetëm për një ofertë prej 45 milionë eurosh.
Frattesi iu bashkua Inter-it në formë huazimi me detyrimin për të blerë nga Sassuolo verën e kaluar. I gjithë operacioni ishte me vlerë 33 milionë euro dhe Roma fitoi gati 10 milionë euro, duke pasur një klauzolë shitjeje prej 30% për mesfushorin italian.
Kjo do të thotë se Roma praktikisht do të paguante 35 milionë euro në vend të 45 milionë euro këtë verë, por kjo lloj marrëveshjeje duket ende shumë e pamundur.
Sipas raportit, Roma do të dëgjojë ofertat për Houssem Aouar dhe do të përpiqet të sjellë një mesfushor të ri qendror dinamik.
Frattesi nuk ishte një titullar i rregullt te Inter-i në sezonin 2023-24, por gjithsesi kontribuoi në sezonin mbresëlënës të zikaltërve me tetë gola dhe pesë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.
Frattesi shënoi golin e fitores në fitoren 1-0 të Italisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës të dielën mbrëma dhe mund të startojë për Italinë kundër Shqipërisë në debutimin e Euro 2024 të shtunën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel