Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ndërsa ka komentuar “Kuvendin Gjithëserb” – një takim i përbashkët të Qeverive të Serbisë dhe Republikës Srpska së Bosnje Hercegovinës – ka potencuar se Beogradi zyrtar nuk ka ndryshuar asnjëherë.
“‘Kuvendi gjithëserb’ është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd”, ka shkruar ish-diplomatja në platformën sociale, Facebook.
Sipas vlerësimit të saj detyra e lidershipit në Kosovë është “mos-rënia në grackën e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi”.
“Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta”.
Ndryshe, të shtunën, në Beograd, është mbledhur i ashtuquajturi “Kuvendi Gjithëserb”, në të cilin është miratuar edhe një deklaratë e përbashkët në mes të Serbisë dhe Republikës Srpska.
Kjo deklaratë, siç pretendoi presidenti serb, është “për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të të drejtave politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel