Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, teksa po kërkonte sqarime nga kryesuesja e bordit të Autoritetit të Konkunkurrencës së Kosovës, Neime Binaku-Isufi për raportin vjetor, është përplasur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Driton Hyseni.
I njëjti iu ka drejtuar Bunjakut duke i thënë se po tregon biseda që ka “dëgjuar kafeve, e skutave”.
Përplasja ka ndodhur në Komisionin për Ekonomi.
Gjatë bashkëbisedimit të Bunjakut me kryuesuesen Binaku, Hyseni ka ndërhyrë duke kërkuar që kjo çështje të sqarohet para se deputetja e LDK-së të “thellohet në detaje që i dëgjon kafeve, qoftë skutave kudo që rrinë ti”.
“Dëshirojë ta shpenzojmë diskutimin për raportin vjetor”, ka thënë Hyseni.
Bunjaku, ka kërkuar nga Hyseni që të kërkojë falje për këtë fjalor, por që i njëjti më pas s’ka vazhduar diskutimet me Bunjakun.
“Kush rrinë skutave? Marre është zotëri kërko falje dhe tërhiqe fjalën”, iu përgjigj më pas Bunjaku, Hysenit.
“Këto janë probleme që kanë ndodhur brenda autoritetit”, ka thënë fillimisht Bunjaku, më pas Hyseni iu përgjigj duke thënë “mos na sill llafe të kafeve”.
Sërish ka pasur reagim nga Bunjaku duke deklaruar se “jo, jo s’janë të kafeve”.
Prapë reagoi Hyseni duke thënë se, “je duke sjellë tema që vetëm skutave i dëgjon”.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është duke shqyrtuar raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhje është paraparë që të formohen grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel