Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Andi Pajazitit – i cili dyshohet se ka shkaktuar vrasjen në “Bon Vivant” më 4 gusht të 2023-së.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi për Albanian Post.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.P, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 03.05.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A.P iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi.
Masa e paraburgimit prej dy muajsh të dyshuarit Pajaziti iu kishte caktuar nga kjo gjykatë edhe më 5 mars.
Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, të cilët po ashtu dyshoheshin për vrasjen e 4 gushtit në “Bon Vivant”, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit.
I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
Një i vdekur, 21 të lënduar, 14 prej tyre vajza, katër të dyshuar të hospitalizuar në QKUK, ishte bilanci tragjik i ngjarjes që ndodhi në një nga lokalet më të famshme të kryeqytetit “Bon Vivant”, ku pati të shtëna me armë zjarri dhe përplasje fizike.
Tashmë në policinë e Kosovës, sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica, është hartuar struktura organizative për themelimin e policisë së kryeqytetit.
“Pas rastit tragjik jemi takuar me drejtorin e policisë në Prishtinë, Basri Shabanin, dhe kemi kërkuar edhe në atë takim që të përshpejtohen procedurat për krijimin e policisë së kryeqytetit. Na është thënë se policia e ka miratuar strukturën organizative dhe tash mbetet që ata t’i vazhdojnë procedurat e tyre”, kishte thënë Fushtica për Albanian Post.
Sipas tij, iniciativa për krijimin policisë së kryeqytetit është imperativ i kohës dhe është prioritet i kryetarit Përparim Rama.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel