Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, beson se Qeveria e Kosovës duhet të jenë në alarm nga vendosja e sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk ndjehem mirë kur shohë nëpër media ndërkombëtaret por edhe në mediat kombëtare, që Amerika ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, se Evropa ka vendosur sanksione ndaj Kosovës. Lirinë e paguam me gjake, por çlirimin e bëmë më aleatët. Kështu që këto lajme që unë i lexoj nuk janë të mira për Kosovën, nuk i bëjmë mirë shëndetit të Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve kosovare, Ekonomia Online.
Duke potencuar se Kosova ka një rrugë përpara për anëtarësim në BE, NATO e organizata të ndryshme ndërkombëtare, Ahmeti vlerëson se këto aspirata mund të kenë suksese vetëm me miqtë ndërkombëtarë.
“Kosova ka një proces përpara tepër të rëndësishëm që duhet t’i përmbyll. Duhet bërë demarkacioni me Serbinë, Kosova duhet të vazhdoj drejt anëtarësimit në institucione ndërkombëtare si në NATO, si në BE. Kështu që për t’u bërë ky proces i suksesshëm Kosovës i duhen miqtë, i duhet Washington, i duhet Brukseli, i duhet Berlini, i duhet Londra, Parisi, Vjena të gjithë i duhen për ta përmbyllur me sukses të gjithë procesin e shtetit të kompletuar”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel