Në një artikull të gjigandit mediatik amerikan “Bloomberg” të mërkurën, kushtuar kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vlerësohet se mund t’i përkeqësojë tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht pas ‘përpjekjeve të dështuara’ të bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve.
“Momenti i blerjes, i cili ngjalli protesta nga autoritetet serbe, mund t’i përkeqësojë tensionet midis dy vendeve 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s që largoi forcat serbe nga Kosova. Përpjekjet ndërkombëtare për të shtyrë Beogradin dhe Prishtinën drejt normalizimit të marrëdhënieve deri tani kanë dështuar”, thuhet ndër të tjera artikullin e prestigjozes amerikane.
Vlera e “Javelin”-it amerikan, në bazë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA), vlerësohet 75 milionë dollarë, ndërsa në pako përfshihen gjithsej 246 raketa FGM-148F dhe 24 njësi për lëshimin e raketave – një masë që synon rritjen e aftësive mbrojtëse të kombit të vogël ballkanik, në përputhje me objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.
“Bloomberg” kujton se sistemi anti-tank amerikan fitoi rëndësi në fushëbetejën e Ukrainës – një simbol i rezistencës së forcave ukrainase ndaj agresionit të Rusisë. Sistemi anti-tank “Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, i cili mund të depërtojë në armaturën e të gjitha tankeve dhe mjeteve të blinduara moderne dhe nuk kërkon kontroll.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel