Sport

Lille, “sundon” Paris-in dhe prek titullin


Përsëri katër skuadra në luftë për titull në Francë, tani më ashpër se asnjëherë më parë.

Monaco përfiton, Lyon barazon, PSG mundet nga rivali direkt – Lille.

Skuadra nga principata zgjodhi gjithçka në pjesën e dytë përballë Metz,

Fabregas, Volland dhe Ben Yedder shënuan katër gola për tre pikë shumë të vlefshme.

Lyon u ndal në fushën e Lens, me ndeshjen që përfundoj 1-1.

Ndërkohë, në një ndeshje ku Neymar bëri atë që më së paku duhej, Lille doli triumfuese në “Parc des Princes”.

0-1 shkoi ndeshja, me golin e vetëm që erdhi në minutën e 20-të nga Jonathan David.

Në fund të ndeshjes, Neymar u ndëshkua me karton të kuq, duke u treguar shumë i revoltuar ndaj vendimit.

Edhe në dhomat e zhveshjes, braziliani pati konflikt me një nga futbollistët kundërshtar, gjest ky që me shumë mundësi do ta pezulloj për shumë ndeshje.

‘Top 4’ në Ligue 1 pas 31 javëve:

  • – Lille – 66 pikë
  • – PSG – 63 pikë
  • – Monaco – 62 pikë
  • – Lyon – 61 pikë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore