Ditë plot tension edhe në UEFA pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për monopolin e Federatës Evropiane të Futbollit dhe FIFA-s.
Gjykata njohu pozitën dominuese nga ana e dy organeve, duke specifikuar se nuk mund të kërkojnë miratim paraprak për ngritjen e garave të reja të klubeve.
Presidenti i ECA (Shoqata e Klubeve Evropiane), Nasser Al-Khelaifi gjithashtu shprehu mendimin e tij për këtë çështje në konferencë për shtyp.
“Ka pasur shumë zhurmë që nuk e kuptoj. Ndoshta disa njerëz nuk e kanë parë gjithçka që kemi bërë në dy vitet e fundit, reformat e garave, të ECA-s, së bashku me UEFA-n po i ndryshojmë vërtet gjërat, po reformojmë të gjitha garat”, tha kreu i PSG-së.
“Të tjerët propozojnë Super League, ne jemi krenarë që kemi Champions League. Të gjithë ne në futbollin evropian do të vazhdojmë të punojmë me UEFA-n për atë që mund të ndryshojmë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Sot nuk do të ndryshojë asgjë, do të na bëjë më të fortë dhe më të mirë”, ka përfunduar Al-Khelaifi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel