Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ka bërë të ditur se i ka njoftuar kryediplomatët mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Progresi i palëve është i nevojshëm”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.
Diplomati spanjoll, ndër të tjera, ka potencuar se ka pasur biseda të rëndëdishme me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-së për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Important exchange with @NATO Allies on the situation in the #WesternBalkans.
I debriefed on the latest state of play in the EU-facilitated Dialogue. Progress by the parties is needed.
Also recalled importance of BiH using the momentum to advance decisively on its EU path. pic.twitter.com/J3c2Iytchq
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 28, 2023
Ndryshe Borrell, kërkoi nga Kosova dhe Serbia që ta rrisin vullnetin e tyre për të zbatuar Marrëveshjet e dalura nga dialogu në atë mënyrë për të vazhduar rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Union.
Diplomati spanjoll theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të BE-së dhe NATO-s në Kosovë gjegjësisht misionit të EULEX-it dhe KFOR-it.
“BE-ja dhe NATO-ja janë përballur disa herë me momente të vështira dhe ne do të vazhdojmë të mirëmbajmë sigurinë në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë, EULEX-i po luan një rol të rëndësishëm për këtë dhe një gjë të tillë e ka bërë me vite dhe do të vazhdojë ta bëjë”.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, pas takimit, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian, si të vetmen platformë ku mund t’i normalizojnë raportet.
Kryediplomati kroat ndër të tjera kërkoi nga Serbia që të ndalojë çdo përpjekje për ta destabilizuar Kosovën.
“Këto përpjekje nuk janë të papranueshme”, pohoi Radman.
Stoltenberg: Tensionet po ngriten në Ballkanin Perëndimor, ne duhet të qëndrojmë të fokusuar
Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një prononcim të shkurtër për media pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, bëri të ditur se Gjermani do të dërgojë rreth 150 trupa shtesë në Kosovë në javët në vijim.
“Misioni EUFOR garanton sigurinë në Bosnje e Hercegovinë dhe KFOR-i në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, tha shkurt ajo.
Stoltenberg: Tensionet po ngriten në Ballkanin Perëndimor, ne duhet të qëndrojmë të fokusuar
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi