Lajme

Kremlini fajëson ‘ndërhyrjen e jashtme’ për trazirat anti-izraelite në Dagestan


Qeveria ruse ka fajësuar “ndërhyrjen e jashtme” për një trazirë anti-izraelite në aeroportin Makhachkala të Dagestanit, sipas një deklarate nga Kremlin-i.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Kremlini tha se keqbërësit përdorën informacionin dhe imazhet e tmerrshme të Gazës për të provokuar dhe nxitur njerëzit.

Gjashtëdhjetë persona janë arrestuar pasi qindra protestues anti-izraelit sulmuan një aeroport në rajonin e Dagestanit me shumicë myslimane të Rusisë.

Protestuesit sulmuan aeroportin të dielën kur sapo mbërriti një aeroplan nga Izraeli, duke detyruar forcat e sigurisë të mbyllnin aeroportin dhe të largonin demonstruesit.

Ata thuhet se po kërkonin izraelitë dhe hebrenj në aeroport.

Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin po planifikon të mbajë një takim të nivelit të lartë të sigurisë më vonë gjatë ditës për të diskutuar ato që i quajti përpjekjet perëndimore për të “përçarë” shoqërinë ruse.

Reagojnë autoritetet izraelite pas incidentit në Dagestan, disa hebrenj nën roje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore