Qeveria e Kosovës, përmes mbledhjes në formë elektronike, ka bërë të ditur se ka miratuar tre vendime dhe një prej tyre është kandidatura për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Ky vendim u bë i ditura përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
“Në mbledhjen e 158-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm tri vendime të rëndësishme, për mirëqenien e qytetarëve, sektorin e energjisë dhe kandidaturën tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”.
Në komunikatë, është thënë se programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike përfshin familjet të cilat kanë të ardhura më pak se 150 euro.
“Miratuam Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, nga i cili do të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të hyra mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar të familjes”.
“Ndamë 2.5 milionë euro për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme”,
Po ashtu, është aprovuar programi për zbatimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2025.
Edhe më 30 gusht, Qeveria e Kosovës, kishte zhvilluar në mënyrë elektronike mbledhjen në të cilën kishte ndarë mbi 6.3 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat nga 1 deri në 5.
Kurse mbi 6.6 milionë euro të tjera i ka ndarë për materialet mësimore për klasat 1 deri 9.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel