Dikur i dashuri i Rita Orës, por sot i Duas – regjisori greko-francez Romain Gavras njihet me prindërit e Lipës
Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me regjisorin, greko-francez, Romain Gavras teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë.
Këngëtarja 28-vjeçe dhe i dashuri i saj 42-vjeç kanë shijuar një darkë nën dritën e hënës në restorantin Juntos House ku iu bashkuan nëna e saj Anesa dhe babai Dukagjini, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.
Dua dukej e bujshme për natën jashtë, teksa u shfaq në një fustan të bardhë pa mëngë që përqafonte figurën e saj të pabesueshme.
Duke lënë flokët e saj brune të lirohen poshtë shpatullave, krijuesja e hitit “Levitating” veshi gjithashtu një palë këpucë të bardha.
Romain, i cili është një regjisor i plot videove muzikore, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave.
Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjini kanë edhe vajzën Rinën, 22 vjeçe dhe djalin Gjinin, 17 vjeç.
“Prindërit e saj jetuan nëpër Kosovë dhe Bosnjë deri në vitin 1992 kur u transferuan në Londër pas fillimit të Luftës së Bosnjës”, shkruan tutje mediumi britanik.
Dua ka qenë në lidhje me të dashurin e saj Romain që në fillim të këtij viti dhe dyshja kanë kaluar një festë romantike së bashku ditët e fundit.
Çifti u lidh për herë të parë në mars, kur u fotografuan të kapur për dore teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris.
Burimet pohuan se në atë kohë dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid, vëllai i modeleve Gigi dhe Bella, në vitin 2021.
Dua dhe Romain, ish-i dashuri i Rita Orës, dolën publikisht me lidhjen e tyre në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në maj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit