Këshilltari i Zelensky-it mohon pretendimet se Vuçiç-i ka ofruar armë Ukrainës për mosnjohje të Kosovës
Mihail Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka mohuar kategorikisht pretendimet e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila, në ditën kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua me homologun e tij nga Ukraina tha se Vuçiç-i ka ofruar armë Zelensky-it në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.
“Sigurisht që nuk ka asnjë të vërtetë në këtë, është spekulim”, i ka thënë Podolyak fillimisht mediumit opozitar serb, N1.
Podolyak e ka cilësuar si takim të rëndësishëm takimin në mes të Vuçiç-it dhe Zelensky-it në Athinë duke shtuar se nevojitet komunikim në të gjitha nivelet në atë mënyrë për të kuptuar pozicionet e njëri-tjetrit.
Ai ka theksuar gjithashtu se Ukraina është transparente në mënyrën se si janë armatosur trupat e saj.
“Gjithçka që lidhet me furnizimin me armë diskutohet në njoftimet zyrtare. Kjo vlen edhe për atë se kush e dërgon municion”, shpjegoi Podolyak.
Exactly: very likely that @avucic agreed 2meet with @ZelenskyyUa to mainly put pressure on 🇺🇦: weapons for non-recognition of Kosovo.
I do hope that @ZelenskyyUa understands which political risk might such a deal entail. 🇽🇰 independence & stability are also in 🇺🇦 interest https://t.co/Gxa7AqazGR— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) August 22, 2023
Zelensky, të martën në mëngjes e takoi homologun e tij nga Serbia, Vuçiç-in, i cili nuk po pranon t’i bashkohet sanksioneve të botës perëndimore kundër Rusisë pas agresionit të kësaj të fundit në Ukrainë.
Megjithatë, Zelensky takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka cilësuar si të sinqertë të hapur dhe frytdhënës.
Takimin mes tij dhe Zelensky-it fillimisht e kumtoi vetë Vuçiç, i cili në një konferencë për media tha se përshtypja e tij pas bisedës me presidentin e Ukrainës është se Kievi zyrtar nuk do të ketë ndonjë ndryshim pozicioni në raport me pavarësinë e Kosovës.
“Ia shpjegova situatën në lidhje me Kosovën. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, tha Vuçiç duke shtuar se “ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim”.
Ndonëse Zelensky nuk foli fare për çështjen e Kosovës ai lëshoi një deklaratë problematike në kontekstin e Kosovës kur tha se me Vuçiç ka pasur bisedë të mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve.
“Një takim i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës me Presidentin e Serbisë. Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në platformën e ri-emëruar rishtazi X.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi