Klubi nga Turqia Beshikash e ka prezantuar futbollistin kosovar Milot Rashica si përforcim nga skuadra angleze Norwich City.
Në një video që e ka publikuar klubi nga Stambolli, Rashica shihet me çaj në dorë dhe duke e vizituar stadiumin e klubit turk.
Ndryshe, sezonin e kaluar Rashica ishte futbollist i Galatasarayit.
Transferimi i Rashicës i ka kushtuar Beshiktashit mbi 5 milionë euro.
Ai ka nënshkruar me klubin turk kontratë katërvjeçare, ndërsa sipas mediumeve turke do të ketë pagë vjetore prej 2 milionë eurosh.
Paraprakisht, 27-vjeçari ishte i huazuar te Galatasaray, i cili nuk arriti marrëveshje me Norwichin për transferimin e tij të përhershëm.
İstanbul Boğazı’nın en güzel yerinde, huzur içinde.
Hoş geldin Rashica 😎 pic.twitter.com/l6Xd7DsOo3
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 16, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Lajçaku “s’i lëshon pa marrëveshje” kryenegociatorët e dinarit – rreth pesë orë nga nisja e takimit trepalësh në Bruksel
-
RENEA ndërhyn në banesa teksa vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion del me letër përshëndetëse: Kam bërë punë të mira