Luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner po trajnojnë ushtarë në Bjellorusi, tha të premten Ministria e Mbrojtjes bjelloruse.
Ministria publikoi po ashtu një video, që tregon luftëtarët e Wagner duke udhëzuar ushtarët bjellorusë në një poligon ushtarak pranë qytetit Osipovichi, rreth 90 kilometra në juglindje të kryeqytetit Minsk.
“Luftëtarët Wagner vepruan si instruktorë në një numër disiplinash ushtarak,” shkruhej në njoftimin ministror.
Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një rebelimi të shkurtër të armatosur nga Wagner më 23-24 qershor, kur grupi mori kontrollin e qytetit jugor rus të Rostovit dhe marshoi drejt Moskës, duke rrëzuar një numër helikopterësh ushtarakë dhe duke vrarë pilotët e tyre. .
Sipas marrëveshjes, shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, hoqi dorë nga mercenarët e tij dhe ra dakord të transferohej në Bjellorusi në këmbim të heqjes së akuzave nga Rusia për rebelim.
Megjithatë, Prigozhin nuk është parë më në publik që prej 24 qershorit, kur rebelimit i erdhi fundi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel