Skuadra e Egnatias së Rrogozhinës ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Në finalen e parë të tyre, ata mundën 1-0 Tiranën pas 120 minutave loje.
Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Jackson në minutën e 114. Braziliani nuk mundi të realizonte 11 metërshin, por ishte me fat teksa topi i pritur prej Ilion Likës iu rikthye përsëri dhe ai nuk gaboi.
Tirana luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 25 kur Elvi Berisha doli nga loja me karton të kuq.
Bardheblutë, pavarësisht humbjes, vijojnë të mbeten skuadra më e titulluar në Kupë, me 16 triumfe. Gjithashtu, ata janë dhe skuadra me më shumë finale të humbura, 11.
Pas fitores 3-1 në finalen e vitit 2017 përballë Skënderbeut, Tirana ka humbur tre finalet e fundit, 2-1 ndaj Kukësit, 2-0 ndaj Teutës dhe tashmë ndaj Egnatias.
Kujtojmë që këtë sezon Tirana humbi dhe titullin kampion në Abissnet Superiore, në javën e parafundit. Bardheblutë dukeshin në rrugë të mbarë për të triumfuar, por një barazim 2-2 ndaj Bylisit i dha mundësinë Partizanit të parakalonte Tiranën në renditje. Dhe ishin “Demat” ata që ngriten trofeun në fund.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel