Në Argjentinë, gratë nuk do të kërkojnë më recetë për të marrë kontracepsionin urgjent.
Qeveria ka bërë me dije se bërja më e lehtë e disponueshmërisë së pilulës ka hequr një pengesë të rëndësishme për ato që kërkojnë ndërprerje të shtatzënisë.
Sakaq, lëvizja është mirëpritur edhe nga grupet feministe, të cilat e shohin atë si një shenjë përparimi në vendin me shumicë katolike.
Por kritikët janë të mendimit se kjo masë ka shfaqur një “dështim të parandalimit të shtatzënisë”.
Ministria e shëndetësisë ka deklaruar se masa do të ndihmonte në shmangien e shtatzënive të paqëllimshme duke kapërcyer “vështirësitë e aksesit në shërbimet shëndetësore, furnizimet kontraceptive dhe edukimin”.
“Kjo heq një pengesë të rëndësishme për akses”, ka thënë Valeria Isla, drejtore e shëndetit seksual dhe riprodhues në ministri.
Vanessa Gagliardi, drejtuese e grupit feminist Juntas y a la Izquierda, ka thënë se masa do të ndihmonte në destigmatizimin e pilulës në një vend ku shtatë nga 10 shtatzënitë e adoleshenteve janë të paplanifikuara.
Kurse grupi argjentinas DerguiXlaVida e ka quajtur masën shqetësuese, duke akuzuar qeverinë se “në thelb është orientuar drejt promovimit të masave dështuese”.
Dhe se masa ishte njohja e “dështimit të parandalimit të shtatzënisë dhe edukimit seksual”.
Ndërkaq, masa është shenja e fundit e përparimit në të drejtat riprodhuese në Argjentinë, një nga vendet më të mëdha dhe më me ndikim në Amerikën Latine, një rajon ku Kisha Katolike mbetet e fuqishme.
Në vitin 2020, vendi legalizoi abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë, një veprim i kundërshtuar nga Kisha, e cila u kishte bërë thirrje senatorëve të refuzonin projektligjin.
Ndërprerjet më parë ishin lejuar vetëm në rastet e përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ishte në rrezik.
Pilulat e kontracepsionit të urgjencës të marra brenda 120 orëve pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura parandalojnë shtatzëninë duke bllokuar fekondimin e vezës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Megjithatë ato janë më efektive brenda 12 orëve.
Sipas OBSH-së, kontracepsioni i urgjencës mund të parandalojë rreth 95 për qind të shtatzënive kur merret brenda pesë ditëve nga kryerja e marrëdhënieve seksuale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë
Lajmet kryesore
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen