Zgjedhjet e 14 majit 2023 në Shqipëri, në të cilat u vendos për administrimin e ri të 61 bashkive të vendit, pati dy kryefjala kryesore: Fitoren e madhe të socialistëve dhe pjesëmarrjen e vogël të votuesve.
Kjo e fundit, e justifikuar deri diku nga fakti se zgjedhjet ishin vendore e jo të përgjithshme dhe një trend i tillë është i kuptueshëm dhe i vërtetuar ndër vite.
Por, sërish, numri i votuesve është shumë më i ulët se sa ai në vitin 2021 të zgjedhjeve të përgjithshme dhe një krahasues real me vitin 2019 nuk mund të bëhet, për sa kohë opozita i bojkotoi votimet.
Një tjetër fakt, është edhe ai se në shumicën e vendit, socialistët i kanë ruajtur votat e tyre të vitit 2021, kur mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme, duke treguar se fuqia e tyre politike dhe aftësia për të nxjerrë votuesit e vet në zgjedhje, mbetet e lartë.
Ndërsa, e njëjta gjë nuk mundet të thuhet për opozitën.
Me shumë interes ndërkaq duhet parë edhe elementi i votuesve të rinj, të cilët duket të jenë edhe “bojkotuesit” më të mëdhenj të zgjedhjeve.
Të drejtë vote për herë të parë në 14 maj, kishin 122 mijë e 545 shtetas.
Por, prej tyre, vetëm 16 mijë e 628 iu drejtuan kutive të votimit!
E përkthyer në përqindje, shifra ndalet në 13.5 pikë.
Faktorët që mundet të kenë shtyrë në këtë mospërfillje të rinisë për zgjedhjet, lidhen me aspekte si mungesa e programeve, gjuha politike e pandjeshme për këtë pjesë moshore të shoqërisë, apo artikulimet dhe përfshirja politike rinore e pakët në strukturat vendore.
Informacioni, ç’është e vërteta, nuk ka munguar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të nxitur votimin tek të rinjtë.
Megjithatë, sa i takon politikës, fushatat kanë përmbajtur elementë dhe faktorë shumë minimalë për të qenë tërheqës për botën e votuesve të rinj.
Duke qenë potencialisht i prezumuar si elektorat gri, një detyrë shumë më të madhe për nxitjen e të rinjve në votim e ka opozita e vendit dhe nuk është për t’u harruar se “dekurajim” ka pasur edhe nga vetë kryeministri Edi Rama për të mos ia dhënë votuesit votëbesimin e tyre opozitës së vendit – gjë e cila edhe ka funksionuar.
Por, me të tilla shifra, a rrezikohet kështu që të ketë një mungesë të theksuar interesi për zgjedhjet në tërësi, në Shqipërinë e viteve të ardhme?
Votuesit, këtë herë, folën me heshtje…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel