Gjykata Speciale

Diskutohet propozimi i mbrojtjes për pyetjet për krimet e serbëve në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së


Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të premten është diskutuar propozimi i mbrojtjes për pyetjet për krimet e serbëve.

Gjatë seancës të së premtes në gjykimin ndaj ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), në Hagë, është diskutuar lidhur me propozimin e mbrojtjes së Thaçit lidhur me pyetjet që lidhen me krimet e serbëve.

Por, ky diskutim mbeti pa sqarim për publikun, pasi që nga Dhomat e Specializuara të Kosovës është vendosur që pjesa tjetër e diskutimit të jetë me përmbajtje të redaktuar.

Prandaj edhe është kaluar në seancë private.

“Lidhur me propozimin e z. Kehoe lidhur me pyetjet që lidhen me krimet e serbëve dhe pastaj duke pas parasysh kundërshtimet e z. Halling sa i takon synimit tuaj për të bërë pyetje dëshmitarit lidhur me krimet e pretenduara nga forcat serbe dhe ndikimin që kanë pasur këto krime te refugjatët që janë kthyer në vend, unë e thash më herët fakti që forcat serbe mund të kenë kryer krime nuk lidhet me akuzat e klientëve tuaj”.

Seanca private në Hagë.

“Nëse keni ndonjë informacion sigurisht mund ta diskutoni përciptazi pa hyrë në themelësi apo në thelb të krimeve që mund të kenë kryer forcat serbe apo policia”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith.

Edhe të premten e 12 majit ishte duke vazhduar seanca ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo seancë është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të katërt, i cili është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes në sesion privat.

Të enjten e 11 majit kishin përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt në sesion privat, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ndërkaq, për të premtën ishte planifikuar të fillojnë kundra-pyetjet nga mbrojtësit.

Gjithashtu, të enjten trupi gjykues kishte rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Krasniqit për përkthimin e shënimeve paraprake të ZPS-së.

Gjatë seancës së 10 majit 2023, mbrojtësi i Jakup Krasniqit, avokati Aidan Ellis, kishte kërkuar që dokumentet e dorëzuara nga Prokuroria, të përkthehen në gjuhën shqipe, pasi që sipas tij Krasniqi “nuk di të lexojë në gjuhën angleze”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore