Ish-kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi shpallet i pafajshëm nga akuzat për korrupsion
Gjykata e Apelit të Kosovës e ka shpallur të pafajshëm nga akuzat për korrupsion në rastin “Brezovica” ish-kryeinspektorin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimin.
Lajmin e ka bërë të ditur Halimi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Gjykata e Apelit, e ka vërtetuar Aktgjykimin e shkallës së parë, të Gjykatës Speciale, për pafajësinë time, në rastin e Prevallës”, ka shkruar Halimi.
Më 6 janar të 2022 ishte bërë e ditur se njëri nga zyrtarët e arrestuar në kuadër të rastit “Brezovica”, ishte kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.
Përveç Halimit, edhe një zyrtarë tjetër i Ministrisë ishte arrestuar nga ky aksion.
Të dy dyshoheshin për marrje ryshfeti.
Ndërsa, në total ishin arrestuar shtatë persona nga aksioni i gjashtë i janarit në vitin 2022.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte njoftuar se në rastin “Brezovica” janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, më saktësisht për marrje ryshfeti.
Arrestohet kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi