Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës është “frikacak” dhe “krejt i çmendur”.
Kështu deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një interviste për agjencinë japoneze “Kyodo News”.
Deklarata e presidentit rus Vladimir Putin se vendi i tij do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, fqinjin dhe aleatin e saj, është “një mënyrë frikacake për të kërcënuar dhe shantazhuar Perëndimin, jo vetëm Ukrainën”, tha kreu i Qeverisë shqiptare.
Komenti i Putinit në një intervistë në televizionin shtetëror të 25 marsit ishte sinjali më i fundit i tij për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, gjë që ka shkaktuar shqetësim global.
Udhëheqësi shqiptar tha gjithashtu se kontrolli i Rusisë mbi termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në kontinent, në Ukrainën jugore pasqyron gjithashtu frikacakërinë dhe dobësinë e Moskës.
Rama, i cili vizitoi vendin përkujtimor të bombës atomike në qytetin japonez të Hiroshimës në shkurt, tha se u lut që përdorimi i armëve bërthamore të mos përsëritej.
“Asnjë qëllim, asnjë ambicie, asnjë arsye, asnjë justifikim nuk mund të gjendet në mendjen e shëndoshë për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi ai.
Ndërsa lufta hyn në muajin e saj të 14-të, kryeministri tha se vendet demokratike do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
Ata nuk mund “të lejojnë Vladimir Putin të pushtojë një vend tjetër pa rezistencë…dhe të zhgënjejnë Ukrainën”, u shpreh Rama, duke shtuar se Perëndimi gjithashtu “po mbron veten”.
“Ndikimi i luftës në sigurinë e Evropës, përfshirë Shqipërinë, mund të jetë shumë i madh në rast se lufta shkon keq”, tha ai. “Nëse Putin ia del mbanë në lojën e tij të rrezikut, atëherë gjithçka do të ndryshojë”.
Rama kritikoi gjithashtu Iran-in për furnizimin me dronë sulmues të përdorur nga Rusia në luftë.
Ai vlerësoi Japoninë për punën me Perëndimin për çështjet e sigurisë.
Duke e quajtur Japoninë një “mik të madh”, Rama nënvizoi gjithashtu se Shqipëria dëshiron të punojë me të për çështjet e sigurisë kibernetike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit