Lajme

Kurti: Ka dy vjet që LDK-në e ka marr lumi – e ka marr lumi Vjosa


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar se pjesë e marrëveshjes për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Pika 10 e marrëveshjes bazë ju referohet atyre 39 marrëveshjeve të mëhershme, aty e gjeni edhe Asociacionin edhe 2013 edhe 2015 dhe aty thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë valide dhe që janë të obligueshëm”, tha Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po raporton për dialogun me Serbinë.

“Por, besoj që të gjithë e keni vrenjtur që Asociacioni nuk përmendet askund në këtë marrëveshje”.

Ai ka adresuar kritika ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhkut.

“Të gjitha këto marrëveshje janë të kaluara. Daçiç dhe Vuçiç vraponin bashkë me juve për ta nënshkruar marrëveshjet e 20213 dhe 2015. Nga vrapimi për nënshkruar me juve kemi ardhur në fazën kur ikin prej meje se nuk duan të nënshkruajnë”.

“Deputeti Abdixhiku nga citati i Azem Shkrelit kaloj të citati i deputetes Ganimete Musliu. Pra, nuk është mirë kështu se të drejtat e autorit duhet të respektohen. Për mua është e qartë që ka dy vjet që LDK e ka marr lumi, LDK e ka marr lumi Vjosa”.

“Deputeti Krasniqi e deputeti Abdixhiku po flasin si me qenë aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje, për besë nuk di si ta shpjegoj ndryshe këtë diskurs, pra sikur të ishin aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin, po më duket vetja si në Këshill të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, por ky është Kuvendi i Kosovës e ju jeni PDK e LDK”, ka theksuar Kurti.

Ai ka potencuar se po i kujtohet deklarata ministrit të jashtëm nga radhët e LDK-së, Skënder Hyseni, i cili ka thënë se “deputeti Abdixhiku është Vetëvendosje në LDK”.

Kurti u ka thënë Krasniqit dhe Abdixhikut të prezantojnë “vizion e ide”.

“Opozitarizmi bëhet o me kritikë racionale o me zemërim revolucionar e jo pa asnjërën”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore