Zyra e Presidentes së Kosovës e ka pritur me shqetësim mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë, ndërsa ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që mundësisht të shmanget një vendim i tillë.
E para e vendit ka rekomanduar që tarifat të mos ndryshohen për shkak të normës së lartë të inflacionit dhe që kostot shtesë të operatorëve të mbulohen përmes pakos 75 milionëshe të BE-së.
“Duke i konsideruar rrethanat e cekura më lart, ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional, me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar”.
Derisa Qeveria e Kosovës ka sugjeruar që tarifat për amvisërinë të mbeten të pandryshuara, e të përshtaten ato për bizneset, sidomos ato të mëdha.
Korporata Energjetike e Kosovës i ka kërkuar ZRRE-së që në tarifat e ardhshme të reflektohet kostoja e prodhimit të energjisë, duke arsyetuar se nuk ka pasur ndryshim prej vitit 2019.
Në anën tjetër KEDS dhe KESCO, i kanë kërkuar rregullatorit që t’u njihen të gjitha kostot e punës së ndërmarrjes.
KEDS gjithashtu i ka kërkuar ZRRE-së që t’i marrë parasysh sfidat që e presin sektorin energjetik e veçanërisht Operatorin e sistemit të shpërndarjes gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm, si rezultat edhe i procesit të tranzicionit energjetik.
Ndër të tjera, KEDS-i i ka kërkuar ZRRE-së që për periudhën 2023-2027, ta vlerësojë çështjen e ngritjes së pagave për punonjësit e kompanisë, e cila nuk është e harmonizuar me pagat e operatorëve të tjerë të sektorit të energjisë në Kosovë.
KESCO, në anën tjetër ia bën të qartë rregullatorit se i duhen të hyra të lejuara prej 400 milionë eurosh për operim të sigurt.
Zyra e Rregullatorit ka paralajmëruar se tarifat e energjisë elektrike nga një prilli, për një vit do të kenë një rritje prej 14%.
Vendimi final i pritet të merret pas shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel