Lazio është befasuar në shtëpi nga skuadra holandeze, AZ Alkmar, duke u mposhtur me rezultat 1:2 në ndeshjen e fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Konferencës.
Ndeshja u duk e lehtë për italianët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 18-të me golin e realizuar nga Pedro, i cili u asistua nga Mattia Zaccagni.
Megjithatë, reagimi i holandezëve erdhi në fundin e pjesës së parë, kur greku Vangelis Pavlidis shënoi pas asistimit të Jesper Karlsson.
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për ekipin nga Roma, por ata pësuan edhe një herë tjetër.
AZ Alkmaar përmbys Lazio-n, pas një asistimi përsëri nga Karlsson dhe Kerkez e dërgon topin në rrjetë në minutën e 62-të.
Në vazhdim, Lazio u mundua të rikthehej në lojë, por e patën të pamundur ta kalojnë mbrojtjen e mysafirëve, me rezultatin në fund që mbeti 1:2 në favor të Alkmar.
Pra, skuadrës së Maurizio Sarri-t i mbetet në ndeshjen e radhës ta kërkojë kualifikimin, e cila do të zhvillohet më 16 mars në Holandë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel