Juventus dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 3:3, në ndeshjen e vlefshme të javës së 19-të në Serie A.
Sfida u zhbllokua që në minutën e katërt, kur Ademola Lookman e kaloi në epërsi Atalanta-n.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan, të cilët e rikthyen epërsinë që në pjesën e parë.
Fillimisht Angel Di Maria u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e barazuar ndeshjen në minutën e 25-të, pastaj nëntë minuta më vonë, Arkadiusz Milik e kaloi për herë të parë Juventus-in në epërsi.
Edhe pjesa e dytë e kësaj sfide dhuroi spekakël, ku mysafirët e nisën furishëm.
Në aksionin e parë, Atalanta e shënoi golin e barazimit me anë të Joakim Maehle, i cili u asistua nga Lookman.
Ndërsa, shtatë minuta më vonë, Lookman e kompletoi paraqitjen fantastike të tij, duke e shënuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje.
Por, festa e mysafirëve zgjati 12 minuta, kur mbrojtësi Danilo, i asistuar nga Di Maria, shënoi për 3:3, rezultat ky që doli të jetë deri në fund të ndeshjes.
Me këtë barazim, Juventus-i është në vendin e nëntë me 23 pikë, ndërsa Atalanta ka 12 pikë më shumë dhe pozicionohet në vendin e pestë.
Pra, renditja është pas dënimit të fundit që iu shqiptua Juventus-it, të cilëve iu hoqën 15 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel