Shëndet

Çfarë i ndodh trupit nëse jetojmë pa ngrohje në shtëpi?


Gazetari shkencor i BBC-së, James Gallagher, u vendos në një shtëpi me mikro-kamerë ku temperatura u ul në 10 gradë, “kjo është temperatura mesatare në të cilën njerëzit që nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre do të jetojnë këtë dimër”: ja çfarë ndodh me trupin e njeriut.

Pa ngrohje, temperaturat do të uleshin shumë më tepër, deri në atë pikë sa të bëheshin të dëmshme për njerëzit dhe të justifikonin rritjen e vdekshmërisë të llogaritur nga “The Economist”. Gazetari shkencor i BBC-së, James Gallagher, i cili mori pjesë në një eksperiment në Universitetin e Uellsit të Jugut për të studiuar efektet e të ftohtit në trup, tregon se çfarë ndodh me trupin kur bëhet shumë ftohtë.

Studiuesit e vendosën atë në një dhome me mikrokamerë dhe ulën temperaturën deri në dhjetë gradë, duke monitoruar shenjat e tij kryesore jetësore.

“Dhjetë gradë është temperatura mesatare në dimër për njerëzit që nuk mund të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre”, thotë profesor Damian Bailey për BBC-në.

“Duket e butë, por është një sfidë e vërtetë fiziologjike,” shton ai.

Temperatura në të cilën funksionon trupi i njeriut, në fakt është shumë më e lartë, 37 gradë dhe ruajtja e saj kur ka një diferencë të tillë termike është e rëndë për trupin.

Gallagher filloi eksperimentin në një temperaturë prej 21 gradë.  Kur ambienti u ftoh deri në 18 gradë, qimet e trupit iu ngritë përpjetë.

“Shkenca na thotë se 18 gradë është pika e kthesës ku trupi fillon të punojë për të mbrojtur temperaturën e tij bazë”, shpjegon profesor Bailey.

Një nga truket e para që ka trupi është vazokonstriksioni: enët e gjakut mbyllen për të mbajtur gjakun të ngrohtë për organet thelbësore për mbijetesë.

Kjo është arsyeja pse ekstremitetet e gjymtyrëve bëhen të bardha dhe të ftohta.  Temperatura në duart dhe këmbët e Gallagher ra mesatarisht me dy gradë.

Në të njëjtën kohë, presioni i gjakut rritet dhe gjaku bëhet më i trashë, duke rritur rrezikun për goditje në tru dhe infarkt, të cilat janë më të shpeshta në dimër.  Ato gjithashtu rrisin ritmin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemrës pasi trupi djeg më shumë kalori.  Është puna shtesë që trupi duhet të bëjë për të ruajtur temperaturën e tij bazale.  Dhe ai paguan pasojat.

Gjatë eksperimentit Gallagher iu nënshtrua një testi njohës dhe kishte më shumë vështirësi për ta zgjidhur atë sesa një test i ngjashëm i kryer në temperaturën e ambientit 21 gradë.

“Më pak gjak arrin në tru, kështu që ka më pak oksigjen dhe më pak glukozë dhe kjo ka një ndikim negativ”, thotë Bailey.  “Testet sugjerojnë qartë se i ftohti është më vdekjeprurës se nxehtësia, ka më shumë vdekje nga të ftohtit sesa nga të nxehtit,” shton ai.

Ata nuk janë faktorët e vetëm të rrezikut: i ftohti lehtëson mbijetesën dhe përhapjen e viruseve dhe dobëson reagimin tonë imunitar (kjo është arsyeja pse sëmuremi më shumë në dimër).  Gazetari i BBC qëndroi në dhjetë gradë vetëm për gjysmë ore, pa pasur rroba të ngrohta për t’u mbuluar.

Natyrisht, duke u veshur ose duke qëndruar nën mbulesë, mund të mbroheni pjesërisht nga i ftohti.  Por një temperaturë më e ulët prej 18 gradësh është ende e rëndë për trupin.  Dhe kjo shpjegon rritjen relative të vdekshmërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore