Lajme

Vuçiç: Ma ka çarë kokën BE-ja duke më thirrur për Kosovën


Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të mërkurën e 23 nëntorit, ka pritur në takim homologun e tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev.

Në një konferencë të përbashkët pas takimit, Vuçiç tha se Aliyev është bërë presidenti më popullor në Evropë dhe nuk ngurroi ta shprehte zilinë e tij për të.

“Jam pak xheloz për të”, u shpreh Vuçiç duke pretenduar se Bashkimi Evropian gjenë gjithmonë kohë për Aliyev’in, sepse kanë nevojë për gazin e Azerbajxhanit.

Ilham Aliyev dhe Aleksandër Vuçiç

Ndërkaq, sipas presidentit serb, BE-ja e fton atë vetëm për t’ia çarë kokën rreth Kosovës.

“Mua më thërrasin vetëm rreth Kosovës, kur duhet që dikush të më godasë në kokë”.

Aliyev dhe Vuçiç kanë biseduar në Pallatin e Serbisë, pas së cilës janë mbajtur takimet e delegacioneve të dy vendeve.

Ndryshe, këtë deklaratë presidenti serb e dha pas takimit të së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili rezuloti pa marrëveshje lidhur me çështjen e targave.

Disa orë përpara afatit të fundit, kur policia do të fillonte lëshimin e gjobave prej 150 eurosh, kryeministri Kurti, pranoi ta shtyjë vendimin për masën e gjobitjes edhe për 48 orë të tjera, duke thënë se ishte “i lumtur që punonte me SHBA-në dhe BE-në”.

Qeveria e Kosovës kishte filluar zbatimin e shkallëzuar të vendimit për targat më 1 nëntor – që përfshinin qortime, gjoba dhe më në fund konfiskime – duke shkaktuar protesta dhe dorëheqje masive të policëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve serbë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore