Kosova

KMDLNj e quan “eksperiment të çmendur” testimin e unazës njëkahore


Foto: Radio Evropa e Lirë.

Bllokomi i rrugëve të Prishtinës, të premten është duke ndodhur për shkak të testimit të radhës të rrugës njëkahëshe për automjetet.

E për këtë arsyeje ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeirut (KMDLNJ), të njëjtit një provë të tillë për herë të tretë e kanë quajtur “eksperiment të çmendur”.

“Të bësh eksperiment në ditën më të ngarkuar të javës (dita e premte) nuk mund të interpretohet ndryshe përveç se një veprim jashtë çdo logjike apo kontribut për shkaktim të qëllimshëm të kaosit në trafik”, është thënë nga KMDLNj.

Ky këshill, konsideron se Prishtina edhe ashtu ka rrugë që alkimistët e injorancës po i bllokojnë thuaja tërësisht, i ka dy arteriet kryesore që e bartin peshën e trafikut në qytet”.

“Prandaj është papërgjegjësi e madhe t’i nënshtroni qytetarët një stresi të tillë duke ua kufizuar maksimalisht lirinë e lëvizjes dhe duke shkaktuar çrregullime në të gjitha segmentet e jetës.

Përderisa është thënë se nga i gjithë ky bllokim është dashur të mendohen edhe pasojat që mund të vinë.

“Paramendoni nëse dikush, për shkaqe shëndetësore ka nevojë që të shkojë urgjentisht te mjeku apo që autoambulanca e ndihmës së shpejtë duhet të shkojë në një adresë ku një i sëmurë ka nevojë për intervenim urgjent dhe ku jeta e tij matet me minuta e jo me orë? Kush e merr përgjegjësinë për këtë?!”.

“Personat e papërgjegjshëm, sigurisht jo sepse, në të kundërtën nuk do të vepronin siç po veprojnë. Sa i punësuar është vonuar për punë apo nxënësi për shkollë për shkak të këtij eksperimenti të çmendur”.

KMDLNJ, ka kërkuar nga komuna që ta ndërpresë këtë provë në mënyrë që të mos shkaktohen edhe pasoja të tjera.

“Përveç kaosit ngufatës, komuna e Prishtinës nuk ka ofruar asnjë zgjidhje andaj, ose duhet të ndërpresë këto eksperimente jonormale, ose duhet të kërkohet përgjegjësi për projektuesit dhe zbatuesit e këtij kaosi në trafik”.

Të njëjtit kanë thënë se është e arsyeshme që këto kufizime të zbatohen gjatë fundjavës dhe ditëve të festave por në asnjë mënyrë ditëve të punës.

“Rrugët njëkahëshe nuk janë zgjedhje e kolonave” – flasin ekspertë të komunikacionit për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore