Lajme

Testi i tretë i unazës njëkahore, bllokon rrugët e Prishtinës


Foto nga Prishtina, gjatë testimit të unazës njëkahore.

Testimi i radhës në qarkoren njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës ka shkaktuar tollovi të mëdha.

Për tri ditë radhazi në Prishtinë do të bëhet sërish testimi i rrugëve një kahshe.

Këtë e kishte bërë të ditur Komuna e Prishtinës të mërkurën.

“Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Ukshin Hoti’, dhe rruga ‘Robert Dolli’”, thuhej në njoftim.

Foto nga Prishtina, gjatë testimit të unazës njëkahore.

Komuna shtoi se qarkullimi për transportin publik në rrugët e mbyllura do të duhet të bëhet me shpejtësi minimale të lëvizjes.

“Rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes. Rruga ‘George Bush’ deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga ‘Garibardi’ deri tek semaforët pranë rrugës ‘Dritan Hoxha’”, thuhet në njoftim.

“Ridefinimi i qendrës së qytetit” është njëri ndër projektet kryesore që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nxjerrë në programin e tij.

Me këtë projekt, ai parasheh që qendër e Prishtinës të bëhet e gjithë hapësira brenda unazës së brendshme të qytetit.

Rama, më 23 prill dhe 24 prill kishte testuar unazën njëkahëshe në Prishtinë, mirëpo jo gjithçka kishte përfunduar me sukses pasi janë krijuar kolona të gjata të veturave në hyrje-dalje të kryeqytetit.

Dështim të këtij projekti vetëm si provë e kanë konsideruar edhe ekspertët e komunikacionit.

“Rrugët njëkahëshe nuk janë zgjedhje e kolonave” – flasin ekspertë të komunikacionit për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore