Kosova

Plagosja në Podujevë, dy të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati


Ilustrim.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy persona të cilët janë të dyshuar për pjesëmarrjen në plagosjen që ndodhi të martën në komunën e Podujevës vazhdojnë të jenë në arrati.

Këtë e ka bërë të ditur vetë policia përmes raportit 24 orësh.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, është thënë nga policia.

Tutje, ky institucion ka sqaruar rrethanat në të cilët ka ndodhur ngjarja, ndërsa njëri nga personat është duke vazhduar të trajtohet në spital.

“Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi”.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe kjo ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Nuhi Gashi”, më 25 tetor.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rastin e plagosjes me armë zjarri në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi Borovci për AP.

Ai tutje kishte thënë se të plagosurit janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes”.

Ndërsa, nga ana e Policisë është bërë e ditur se po vazhdohet edhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore