Laporta i pakënaqur me drejtësinë e ndarë në “El Clasico”, hyn në dhomat e gjyqtarëve për të kërkuar shpjegime
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte tejet i pakënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë në “El Clasico”, të cilën Real Madrid-i e fitoi ndaj Barcelonës me rezultat 3:1.
Siç shpjegohet nga “ESPN”, menjëherë pas fundit të ndeshjes, i pari i Barcelonës kishte shkuar drejt dhomave të zhveshjes së arbitrave për “t’i qëruar hesapet”.
Këtë e ka thënë vetë gjyqtari i ndeshjes, Sanchez Martinez, i cili në raportin e ndeshjes ka sqaruar situatën me Laporta-n.
“Pasi ndeshja mbaroi dhe gjyqtarët u futën brenda, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, hyri në dhomat e zhveshjes duke kërkuar vazhdimisht sqarime nga gjyqtarët për ndarjen e drejtësisë”, ka shkruar Sanchez Martinez.
Barcelona president Joan Laporta had to be asked to leave the match officials' dressing room after demanding an explanation for decisions 😳 pic.twitter.com/1mGddr4Xed
— ESPN FC (@ESPNFC) October 16, 2022
“Nga këto ngjarje, ai u urdhërua që të largohet nga dhoma e gjyqtarëve”, shkruan më tej Martinez në raportin e ndeshjes.
Kujtojmë që ndeshjen e fitoi Real-i me golat e shënuar nga Karim Benzema, Federico Valverde dhe Rodrygo.
Ndërsa për Barcelonën e ngushtoi epërsinë Ferran Torres për 2:1, para se të akordohej penallti për Real-in në minutën e fundit të ndeshjes.
Laporta thuhej të kishte pretenduar për një penallti kur rezultati ishte 2:0, kur Robert Lewandowski u ndal në zonën e madrilenëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel