Të dielën e 25 shtatorit, Shqiponja Isufi me origjinë nga Kosova, ishte gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG, raporton “Tages Anzeiger”.
Isufi ishte doktorësh e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St.Gallenit.
Policia zvicerane ka bërë të ditur se është arrestuar bashkëshorti i saj, 47 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Isufit.
Ndërsa, Prokuroria publike ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme. Rrethanat e sakta dhe prapavija vazhdojnë të jenë të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve në vazhdim.
Gjitashtu, vdekja e Isufit ka tronditur komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo ka qenë shumë e njohur dhe e vlerësuar për shembullin që ka dhënë në këtë komunitet me arritjet e saj në shkollim dhe në shkencë.
Ndërkaq nga raportimet në mediat zvicerane është thënë se vetëm dy vite më parë, Isufi në Ditën e Biznesit të Lihtenshtajnit thoshte: “Prapa çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë!”.
Ajo kishte lavdëruar bashkëshortin e saj që ishte kujdesur për dy djemtë e tyre gjatë bllokimit kur ishin mbyllur shkollat, në mënyrë që ajo të mund të vazhdonte të punonte.
Isufi, kishte shkuar në Zvicër në vitin 1990 kur ishte 9 vjeç.
Prindërit e saj që kishin studiuar në Prishtinë, kishin ikur nga qyteti i Gjilanit vite më parë, ata konsideroheshin të përndjekur politik.
Bashkëshorti i saj, ka gjasa të qëndrojë në burg edhe për disa kohë, sipas raportimit të mediumit zviceran.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Evropës