Klubet e Premier League kanë thyer rekordin e tyre të shpenzimeve brenda një afati të transferimeve, me merkaton, ende një javë larg, sipas analizave nga kompania financiare Deloitte.
Sipas Deloitte, klubet e Premier League kanë shpenzuar 1.5 miliardë funte këtë verë, që tejkalon rekordin e mëparshëm prej 1.4 miliardë funtesh në 2017.
Ajo gjithashtu tejkalon 1.4 miliardë funte që u shpenzuan nga klubet në të gjithë sezonin e kaluar.
Rekordi i shpenzimeve në Premier League qëndron në 1.86 miliardë funte për të gjithë sezonin, një rekord i vendosur në 2017-18.
“Nivelet rekord të shpenzimeve që kemi parë në këtë merkato deri më tani japin një shenjë se modelet e biznesit të klubeve të Premier League po rimëkëmben pas COVID-19”, tha Chris Wood, ndihmës drejtor në Deloitte’s Sports Business Group.
“Ndërsa kjo është inkurajuese, rëndësia e klubeve që të krijojnë politika të përgjegjshme dhe të qëndrueshme shpenzimesh nuk mund të mbivlerësohet”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi