Shqipëria

Administratorët e mjeteve lundruese protestë para policisë në Vlorë: Bllokimi na penalizon


Pronarë dhe administrator të mjeteve lundruese kanë dalë në protestë përpara policisë kufitare në Vlorë, për të kundërshtuar bllokimin e këtyre mjeteve në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ia dalin dot t’i paguajnë.

“Jemi kredi marrës dhe kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë”.

Sakaq pas kësaj proteste efektiv i policisë kufitare sqaron drejtuesit e mjeteve lundruese se do vijnë edhe përfaqësues të lartë të policisë Kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do ti lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. Teksa sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.

Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u dërgoi një letër disa institucioneve për planet e kontrollit të plazheve në aspektin e sigurisë si edhe për respektimin e ligjeve në vijën bregdetare.

“Policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse për asnjë rast, të cilat lejojnë licencimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar”, nis letra e Nanos.

Më tej, aty shtjellohej se mjetet motorike lundruese duhet të pajisen me leje të posaçme drejtimi dhe duhen përcaktuar zonat e ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese.

Mbi çdo aktivitet tjetër, që lidhet me hapësirën detare, duhet të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga subjektet publike apo private.

Kjo lëvizje ndodhi për shkak të përplasjes me skaf të 7-vjeçares nga ish-komisari, e cila humbi jetën tragjikisht në Himarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore