Milan-i po i humbet një nga një objektivat e merkatos së kësaj vere. Enzo Fernandez u zyrtarizua te Benfica. Sven Botman kaloi te Newcastle. Ndërsa, Renato Sanches është pranë kalimit te PSG-ja.
Duket se kuqezinjtë do të humbasin dhe një tjetër objektiv, Noa Lang.
Sipas gazetës së përditshme katalanase “Mundo Deportivo”, holandezi që dukej pranë Milan-it, tashmë është më afër Arsenal-it.
23-vjeçari ishte i lidhur prej kohësh me një kalim të mundshëm në “San Siro”. Vonesat e kuqezinjve në negociata kanë bërë që lojtari të ndryshojë mendim.
Në krahun tjetër, Arsenal-i, pasi nuk mundi të nënshkruante me Raphinha, Lang është alternativa e parë.
Ish-lojtari i Ajax-it e mbylli sezonin e fundit me skuadrën belge, duke arritur 48 ndeshje, nëntë gola dhe 15 asiste.
Ai ka edhe tre vite kontratë me Brugge. Kartoni i tij vlerësohet rreth 22 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare votuan 36,84%, në ato presidenciale 32,16%
-
SHBA-të pro nismës socialiste për sundimin e ligjit: Premtuese për luftën ndaj korrupsionit
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin