Notarja amerikane, Anita Alvarez humbi ndjenjat gjatë garimit në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Hungari.
Notarja e sinkronizuar, 25-vjeçe, po garonte në finalen e garës së lirë për femra, kur ra pa ndjenja dhe u fundos në fund të pishinës në Budapest.
Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u hodh në ujë dhe e tërhoqi në një vend të sigurt me ndihmën e një personi tjeter, ndërsa rojet e pishinës e vëzhgonin.
Alvarez rifitoi vetëdijen menjëherë pasi u shpëtua nga pishina.
Çuditërisht, është hera e dytë që Alvarez-it i bie të fikët në pishinë gjatë një konkursi. Dhe Fuentes i erdhi sërish në ndihmë gjatë garës kualifikuese të Lojërave Olimpike në Barcelonë.
“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet nuk po e bënin këtë”, tha Fuentes më pas.
“Isha i frikësuar sepse e pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani ajo është shumë mirë. Anita është shumë më mirë”, vijoi trajnerja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku