Kosova do të jetë nikoqir i Irlandës së Veriut në ndeshjen e tretë të grupeve në Ligën e Kombeve.
Shumë tifozë irlandezë kanë zbarkuar në Prishtinë për ta ndjekur nga afër kombëtaren e tyre.
Ata kanë ardhur që nga e marta dhe po festojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ndeshja Kosovë – Irlandë e Veriut do të zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Aktualisht grupit i prinë Greqia me gjashtë pikë, Kosova ka tre, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga një pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com