Fustani i zi i shkurtër, sipas llogarive zyrtare, për herë të parë u pa në vitin 1926 në një vizatim të stilistes Coco Chanel.
Ky fustan, përveç se një veshje klasike e përjetshme, për vite me radhë ka qenë një domosdoshmëri për shumë vajza dhe gra.
Shtëpia e modës Chanel bëri që e zeza të ishte ngjyra e veshjeve të përditshme dhe të bëhej sinonim i elegancës.
Vajzat e donin fustanin e zi e të thjeshtë për shkak të fleksibilitetit dhe thjeshtësisë në krijimin e stilit, si për ditën, ashtu edhe për pothuajse çdo dalje tjetër.
Coco Chanel tregoi fustanin e saj të shkurtër të zi për herë të parë në vizatim. Redaktorët e revistës prestigjioze “Vogue” e quajtën këtë fustan “Model T”, versioni i parë kishte mëngë të gjata dhe ishte prej mëndafshi të zi, me një dekolte të vogël.
Audrey Hepburn vlerësohet me popullaritetin e fustanit të zi në filmin “Breakfast at Tiffany’s”. Ky fustan Givenchy u shit në ankand në vitin 2006 për 765 mijë dollarë te një blerës anonim.
Në ditët e sotme, markat e njohura sugjerojnë shumë variacione të fustanit të zi. Megjithatë, çdo herë është e thjeshtë, pa detaje të panevojshme, deri te gjuri.
Këtu përfshihen fustanet e zeza me mëngë të gjata, me detaje transparente, qoshe apo plisa. Ato janë bërë prej pambuku, mëndafshi, lëkure artificiale, si dhe puplin e lëmuar.
Natyrisht, gjatësia e fustanit, edhe nëse do të humbasë përcaktuesin “i shkurtër”, mund ta përshtatni sipas shijes tuaj dhe më poshtë mund të shihni disa mënyra të tjera se si mund të vishet ky lloj fustani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel