Sport

Një Juventus i plogësht, mundet në Portugali nga Porto


Mbrëmjen e së mërkurës, në “Estadio do Dragao”, u zhvillua takimi mes Porto-s dhe Juventus-it.

Një duel që pritej të ishte i lehtë për të përzgjedhurit e Pirlo-s, përfundoi krejtësisht ndryshe.

Në minutën e parë të ndeshjes, një pakujdesi dhe gabim amatoresk nga Bentancur, i kushtoi Juventus-it disavantazhin.

Nga gabimi i Bentancur, përfitoi Taremi i cili shënoi golin e parë personal në UEFA Champions League.

Në të njëjtën mënyrë filloi edhe pjesa dytë, vetëm pas 25 sekondave nga rifillimi, Marega shënoi për të dërguar portugezët në epërsi të dyfisht.

Juventus nuk pati reagim të mjaftueshëm dhe nuk krijonte raste.

U desh të pritej deri në minutën e 82-të për të parë golin nga bardhezinjtë.

Chiesa shënoi pas një asistimi të Rabiot, duke i japur Juventus-it golin si musafir.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Portos.

Juventus për të tretin vit rradhazi humbë ndeshjen e parë të 1/16.

2018: Atletico 2-0 Juventus

2019: Lyon 1-0 Juventus

2020: Porto 2-1 Juventus

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore