Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i Kosovës ka vendosur që të largoj përkohësisht nga transmetimi të gjitha kanalet televizive me origjinë nga Federata Ruse.
KPM përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur një gjë të tillë.
“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse”.
Sipas KPM-së ky vendim vije “me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se ky vendim nuk ka për qëllim që të pengoj dhe cenoj lirinë e fjalës dhe lirinë e medias, por pengimin e propagandës.
Në mesin e mediumeve të ndaluara janë Rusia Today dhe RT Documentary.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Jasharaj thotë se Kurti “urdhëroi” Nagavcin mos t’i takojë sindikatat
-
U zgjodh zëvendëspresidente e PL-së, Meta thur lavde për Erisa Xhixhon
-
Kosova në Këshill të Evropës dhe Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën – Vukotiç: Përgjigje e Perëndimit ndaj mashtrimeve të Vuçiçit