Përballje

Formacionet e mundshme Napoli-Juventus, Rrahmani startues


Napoli dhe Juventus do të përballen në kryendeshjen e javës së 22-të të Serie A, të shtunën në ora 18:00, në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Napoli vjen në këtë ndeshje pas eliminimit nga kupa kundër Atalantas dhe humbjes në Genoa javën e kaluar në Ligë.

Gennaro Gattuso nuk do të ketë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm si: Koulibaly, Manolas, Hysaj, Ghoulam, Demme dhe Mertens.

Duke parë mungesat e shumta, e sidomos në mbrojtje, Gattuso pritet që nga minuta e parë, të rreshtojë në qendër të mbrojtjes Amir Rrahmanin.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, ka luajtur pak minuta që prej se u transferua te Napoli, andaj pikërisht kundër Juventusit do të ketë një provë për të dëshmuar vetën.

Gattuso gjithashtu do të ketë në dispozicion nga minuta e parë edhe njërin ndër blerjet më të shtrenjta në histori të klubit, Victor Osimhen, i cili rikthehet pas lëndimit i që e la jashtë fushave që nga nëntori i vitit të kaluar.

Juventus vjen nga një formë mjaftë të mirë, ku javën e kaluar u kualifikua në finalen e kupës së Italisë përballë Interit, dhe në Ligë e mposhti Romën.

Andrea Pirlo, nuk do të ketë në dispozicion Dybala, Ramsey, Arthur dhe në dyshime do të jetë Bonucci, i cili nuk është ende plotësisht i aftë të luajë pas një problemi muskulor.

Me shumë gjasë Pirlo, nga minuta e parë do të inkuadrojë kapitenin Giorgio Chiellini, për të cilin do të jetë ndeshja numër 400 në Serie A.

Paraqitje të mirë pritet edhe nga sulmuesi i bardhezinjëve Cristiano Ronaldo, i cili këtë sezon, prinë në listën e golashënuesve në Ligë me 16 gola gjithsej, ku nga 14 kanë Ibrahimovic, Lukaku dhe Immobile.

Në historinë e tyre, dy skuadrat janë përballur gjithsej 181 herë, ku Juventus udhëheqë me 85 fitore, Napoli ka gjithsej 39, kurse 57 ndeshje kanë përfunduar baras.

Juvenntus aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 42 pikë nga 20 lojë të luajtura, kurse Napoli mbanë pozitën e gjashtë me pesë pikë më pak me po aq lojë të zhvilluara.

Formacionet e mundshme:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Rrahmani, Mario Rui; Bakayoko, Zielinski; Politano, L Insigne, Lozano; Osimhen

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore